Kështu festohet

Futboll

Kështu festohet

Më: 17 maj 2019 Në ora: 10:57
Kështu festohet

Festë e jashtëzakonshme nga skuadra dhe tifozët e Ajaxit të Amsterdamit, që e mbyllën sezonin me triumfin në Eredivisie dhe në Kupën e Holandës ndërsa në Champions League shkuan deri në gjysmëfinale, ku u eliminuan nga Tottenhami në një ndeshje dramatike, ku u ndëshkuan sapo përfunduan sekondat e fundit të kohës shtesë.

Rreth 100 mijë fansa të “harkëtarëve” kishin dalë në shesh për të festuar mbylljen e një sezoni fantastik, ndërsa lojtarët e Ajaxit kishin veshur të gjithë fanellën me numër 34, që simbolizonte 34 titujt kampion të gjigantëve të Holandës në Eredivisie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat