Lojtarët shqiptarë po dëshmohen në Zvicër

Futboll

Lojtarët shqiptarë po dëshmohen në Zvicër

Më: 17 maj 2019 Në ora: 11:10
Seferi

Futtbollisti Taulant Seferi vazhdon të shënojë në kategorinë e dytë zvicerane. Lojtari i Shpresave të Shqipërisë i cili luan si i huazuar te Winthertur nga Young ishte heroi i padiskutueshëm i skuadrës së tij në fitoren 2:0 ndaj Chiasos. Seferi realizoi golin që zhbllokoi shifrat ndërsa ishte njeriu asist në golin e dytë të Winterthur që me këtë sukses u ngjit në vendin e 4-t, teksa është në kuotën e 50 pikëve. Për Seferin ky ishte goli i 9-të në kampionat. Vazhdon momenti jo i mirë ndërkohë për Armando Sadikun që është kthyer në një lojtar stoli te Lugano dhe nuk u aktivizua asnjë minutën në fitoren 1:0 që skuadra e tij arriti ndaj St Gallen, sukses që e ngjiti Luganon në vendin e 3-të, pozicion që e çon direkt në grupet e Europa League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat