Ballistët në festë për Shkëndijen

Futboll

Ballistët në festë për Shkëndijen

Më: 17 maj 2019 Në ora: 11:55
Ballistët në festë për Shkëndijen

Kryetari i "Ballistëve" të Dërvenit, Liridon Krosi, i uron Shkëndijës dhe tifogrupit "Ballistët" titullin e kampionit Shkëndija e Tetovës për herë të dytë radhazi fiton titullin kampion në futboll në Maqedoninë e Veriut.

Të dielën, në ndeshjen e javës së 35-t ndaj Akademija Pandev në stadiumin e qytetit në Tetovë nga ana e FFMV-së, kuqezinjve do t'ju ndahet trofeu i kampionit. Liridon Krosi kryetar i nëngrupit të tifozëve Ballistët nga Dërveni uron klubin e zemrës dhe tifogrupin Ballistët nga Tetova suksesin e arritur.

"Shprehë dëshirën e madhe ti uroj titullin kampion klubit të madh të zemrës, KF Shkëndija dhe tifogrupit Ballistëve. Respekt të gjithëve", shkruan Krosi.

Shkëndija dy javë para përfundimit të sezonit ka siguruar titullin kampion, duke grumbulluar 76 pikë, 16 më shumë se Vardari i vendit të dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat