Paratici dhe Nedved tradhëtuan Allegrin, por fjala e CR7...

Futboll

Paratici dhe Nedved tradhëtuan Allegrin, por fjala e CR7...

Më: 17 maj 2019 Në ora: 13:38
Massimiliano Allegri

Massimiliano Allegri dhe Juventusit nuk do të vazhdojnë më bashkë. Sot u mor vendimi final, edhe pse kjo pritej prej disa kohësh, pasi do të kishte ardhur rinovimi dhe nuk do të ishte lënë me kaq...

Në fakt, deklarata e Andrea Agnellit, presidentit të "Zonjës", që pas eliminimit ndaj Ajax mbrojti trajnerin duke përgëzuar kundërshtarin, ishte thjesht një "aktrim" për të mos krijuar tension dhe mbyllur vitin ashtu si duhej.

Disa lojtarë nuk e donin më trajnerin, mes tyre, ylli i ekipit, Cristiano Ronaldo, që i ka këshilluar menjëherë Agnellit, sipas medieve, emrin e Carlo Ancelottit, për të krijuar grup dhe për t'i dhënë një lojë ndryshe ekipit.

Por, gjatë kësaj periudhe, dyshja Paratici-Nedved, që kishin fituar pushtet të plotë pas largimit të Marottas, kanë punuar për të larguar trajnerin aktual. Në fakt, "Corriere dello Sport" shkruan se ata kanë patur biseda me trajnerë të ndryshëm, teksa Allegri e kishte kuptuar që po i punohej pas krahëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat