Rrezikoi të humbiste këmbën, kreu 11 operacione; por ia doli të kthehet në kombëtare

Futboll

Rrezikoi të humbiste këmbën, kreu 11 operacione; por ia doli të kthehet në kombëtare

Më: 17 maj 2019 Në ora: 13:50
Santi Cazorla

Ish-mesfushori i Arsenalit, tani 34 vjeç, pothuajse u detyrua të tërhiqej nga futbolli, pasi kishte kaluar 11 operacione në dy vite. Sidoqoftë, pas ndeshjeve me Villarreal këtë sezon, Santi Cazorla është përzgjedhur nga Luis Enrique për kualifikueset e “Euro 2020” të muajit të ardhshëm, që “La Roja” do t’i luajë me Suedinë dhe Ishujt Faroe. Sa ishte në “Emirates”, futbollisti spanjoll pati një plagë që nuk po i shërohej, që vazhdimisht i hapte probleme, që iu kthye në gangrene. Ai u informua nga mjekët se një infeksion i kishte ngrënë tetë centimetra tendinën e Akilit.

Tri lloje agresive bakteresh iu gjetën në plagë, që i shkaktuan infeksione deri në masën që Cazorla u paralajmërua një moment se rrezikonte të humbiste këmbën. Por, pasi iu nënshtruan jo vetëm 11 operacioneve, por edhe një sërë trajtimesh të suksesshme me antibiotikë, duke marrë lëkurën nga parakrahu i tij dhe “shartuar” (vendosur) në zonën e prekur, Cazorla u kthye në veprim, verën e kaluar. Duke folur për këtë temë, verën e kaluar, Cazorla i tha “The Guardian”: 

"Mjekët nuk e dinin se sa nga centimetra nga tendina e Akilit më kishte ngrënë infeksioni. Mikel Sanchez, kirurg, më tha gjatë operacionit: Do të më duhet t’jua hap plagën derisa të gjej tendinën. Kirurgët vijuan punën, ta hapnin, ta hapnin, ta hapnin plagën, derisa panë se kisha humbur 8 cm të tendinës. Kam qenë me fat, thanë ata, mund të kishte qenë më keq se kaq. Kur duhej të rindërtonte tendinën, kirurgu e kuptoi sa e keqe ishte gjendja, në të cilën ndodhej kocka. Ai mund të fuste gishtin në të, situata ishte më shumë se e rrezikshme".

Pas kthimit te Villarreal, verën e kaluar, duke provuar aftësitë për të luajtur në trajnim, korrikun e kaluar, pas 636 ditësh “pit stop”, Cazorla nisi të luajë sërish futboll në nivele konkurruese. Dhe e vijoi këtë në 37 ndeshje, në të gjitha garat, për “nëndetëset e verdha”. Tani, katër vite pas ndeshjes së fundit me kombëtaren e vendit të tij, Cazorla përfshihet në listën e 23 lojtarëve të ftuar nga Luis Enrique për kualifikueset e radhës. Ai mburret me 77 ndeshje, që ka luajtur deri më tani me “La Roja”. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat