Casillas reagon për tërheqjen, veterani shuan të gjithë zërat

Futboll

Casillas reagon për tërheqjen, veterani shuan të gjithë zërat

Më: 17 maj 2019 Në ora: 14:56
Iker Casillas

Lajmi se Iker Casillas do të largohet nga futbolli dhe ka marrë vendimin së bashku me drejtuesit e Portos u përhap me shpejtësi në mediet botërore. 

Portieri ka reaguar vetë në lidhje me këtë lajm dhe ka përgënjeshtruar gjithçka duke theksuar se është gati për t'u kthyer në fushë. Ai kaloi një atak kardiak gjatë një seance stërvitore rutinë me Porton. 

"Tërheqja? Do të vijë dita që do të tërhiqem. Do të publikoj lajmin në momentin që ajo kohë do të vijë. Për momentin, qetësi. Dje kam patur një vizitë me doktorin Filipe Macedo dhe gjithçka është mirë. Ky është një lajm i mirë që dua ta ndaj me të gjithë", - shkruan portieri veteran në Twitter. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat