Kovaç do të shkarkohet nga Bayern Munih

Futboll

Kovaç do të shkarkohet nga Bayern Munih

Më: 17 maj 2019 Në ora: 15:23
Kovaç do të shkarkohet nga Bayern Munih

Niko Kovaç do të shkarkohet nga Bayern Munih këtë verë, pavarësisht sukseseve të brendshme që mund t’i arrijë me kampionët e Gjermanisë.

‘Goal.com’ dhe ‘Spox’ kanë mësuar se gjiganti bavarez ka vendosur të ndajë rrugët me trajnerin kroat.

Ish trajneri i Eintracht Frankfurt, mori drejtimin e Bayern Munich në verën e vitit 2018.

Eliminimi nga Liga e Kampionëve por edhe rezultatet jo shumë të kënaqshme në Bundesligë, pavarësisht se janë lider një xhiro para fundit, kanë bërë që Bayern Munich të shikojnë për alternativa tjera.

Emri më i përfolur për të zëvendësuar Kovaçin është ai i trajnerit të Ajax, Erik ten Hag.

Përndryshe nga Bayern Munich në fund të sezonit do të largohen edhe disa lojtarë, si Franck Ribery, Arjen Robben dhe Rafinha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat