Santi Cazorla kthehet në kombëtaren e Spanjës

Futboll

Santi Cazorla kthehet në kombëtaren e Spanjës

Më: 17 maj 2019 Në ora: 16:01
Santi Cazorla

Lëndimet e shumta ia kanë pamundësuar spanjollit të luante me kombëtaren e tij.

Santi Cazorla është ftuar për herë të parë pas katër vitesh me kombëtaren e Spanjës, pasi ka lënë prapa lëndimet e shumta që ia kanë pamundësuar atij që të luante.

Trajneri Luis Enrique ka vendosur t’i jap edhe një rast 34-vjeçarit që ka zhvilluar një sezon pozitiv me Villarrealin në La Liga.

Spanja do të luajë dy ndeshje kualifikuese në muajin qershor përballë Ishujve Faro më 7 qershor dhe Suedisë tre ditë më vonë.

Lista e lojtarëve të ftuar:

Portierë: De Gea, Pau Lopez, Kepa

Mbrojtës: Alba, Ramos, Inigo Martinez, Diego Llorente, Hermoso, Carvajal, Gaya

Mesfushorë: Sergi Roberto, Cazorla, Rodri, Isco, Parejo, Jesus Navas, Fabian, Busquets

Sulmues: Rodrigo Moreno, Morata, Aspas, Oyarzabal, Asensio

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat