Griezmann: Kush mund ti thotë jo Leo Messit

Futboll

Griezmann: Kush mund ti thotë jo Leo Messit

Më: 17 maj 2019 Në ora: 16:04
Antoine Griezmann

Antoine Griezmann shumë shpejt mund të bëhet lojtar i Barcelonës.

Vet sulmuesi përmes një video të postuar në faqen zyrtare të klubit – ka njoftuar se zyrtarisht po largohet nga Atletico, ku i kaloi plotë pesë vite.

Mediat në Spanjë pretendojnë se e ardhmja e Griezmann do të jetë në ‘Camp Nou’, në Barcelonë.

Sipas tij, në takimin e fundit të Griezmann me trajnerin Diego Simeone dhe drejtues të klubit, lojtari ka lënën të kuptohet se ka pasur një telefonatë nga Lionel Messi.

“Unë nuk mund t’i them jo Lionel Messit”, thuhet të ketë thënë Griezmann.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat