Cila më afër titullit Feronikeli apo Prishtina, flet Arsim Abazi

Futboll

Cila më afër titullit Feronikeli apo Prishtina, flet Arsim Abazi

Nga: Kemajl Goca Më: 17 maj 2019 Në ora: 17:35
Cila më afër titullit Feronikeli apo Prishtina, flet Arsim Abazi

Pritet me emocione të mëdha java e fundit në elitën e futbollit dhe në Ligën e Parë të Kosovës. Në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, Feronikeli dhe Prishtina luftojnë për titullin e kampionit, kurse në ligën e parë Besa e Pejës dhe Dukagjini i Klinës shpresojnë të rikthehen në elitë!  Feronikeli luan të dielën (16.00) para shikuesve të vet ndaj Prishtinës, por nuk e ka qetësinë, kurse skuadra nga kryeqyteti planifikon fitore!

‘NIkli’ udhëheq renditjen me 77 pikë, ka dy pikë më shumë se Prishtina, ngjashëm është situata edhe në ligën e parë, Besa renditet në vend të dytë me 58 pikë, ka dy më shumë se Dukagjini në pozitën e tretë. Besa kërkon fitore nesër (16.00) në Hogosht kundër Kikës, sikurse edhe Dukagjini ndaj Drenasit. Ish reprezentuesi i Kosovës, Arsim Abazi, ndryshe trajner, mendon se është prej kampionateve më interesante në vitet e fundit!

“Një kampionat shumë interesant. Është një kohë e gjatë që nuk ka pasur kësi kampionati që vetëm në ndeshjen e fundit të përcaktohet si për titull po ashtu edhe për barazh. Mendoj se loja për titull është një ndeshje shumë interesante, ku përparësi të vogla mendoj ka Feronikeli e cila luan përpara tifozëve të vet dhe i konvenon një barazim, kurse Prishtinës i duhet vetëm fitorja.

Këtu mendoj se është një përparësi e vogël për Feronikelin, megjithatë kjo është një finale dhe në finale asnjëherë nuk ka ekzistuar favoriti, por ekipi që është më i disiplinuar në suazat e lojës dhe e do fitoren me shumë ajo mendoj që do të ia arrin të dal fitues.

Kjo ndeshje do të jap shijen e gjithë kampionatit garues këtë vit, qershia mbi tortë është kjo ndeshje, cila skuadër që do të bëhet kampion e ka merituar plotësisht, sepse gjatë tërë vitit kanë treguar të dyja ekipet lojë të pjekur burrërore”, thotë Abazi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat