Arsenal dhe Chelsea ‘pa tifozë’ në finalen e Ligës së Evropës – Kritikohet UEFA

Futboll

Arsenal dhe Chelsea ‘pa tifozë’ në finalen e Ligës së Evropës – Kritikohet UEFA

Më: 17 maj 2019 Në ora: 18:11
Anglezët janë të ‘nervozuar’ me shtëpinë më të madhe të futbollit në Evropë, UEFA

Finalja e Ligës së Evropës, e cila do të zhvillohet mes Arsenal dhe Chelsea, do të ketë shumë pak tifozë të këtyre dy skuadrave.

Anglezët janë të ‘nervozuar’ me shtëpinë më të madhe të futbollit në Evropë, UEFA, me faktin se këta të fundit kanë organizuar finalen në Azerbajxhan (Baku).

Për secilën skuadër, organizatorët kanë ndarë nga 6 mijë bileta (12 mijë në total), për një stadium që ka kapacitet prej 68 mijë ulëseve.

Por, as ky numër i vogël i biletave nuk janë shitur në Londër. Raportohet se tifozët e Arsenal kanë blerë deri në 3 mijë bileta, kurse ata të Chelsea akoma më pak.

Problemet për këtë gjë duket të jenë të ndryshme, duke filluar nga çmimet e fluturimeve, të cilat shkojnë deri në 1 mijë funte për një tifoz, pastaj edhe linjat e fluturimeve (nuk ka linjë direkte Londër – Baku).

Kjo gjë lë të kuptohet se finalja e madhe e Baku e cila do të luhet më 29 maj mund të ketë një atmosferë të zymtë.

Kujtojmë se kjo finale mund t’i sigurojë Arsenalit Ligën e Kampionëve, kurse Chelsea kanë siguruar Ligën e Kampionëve me anë të klasifikimit në Premierligë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat