Kastrati ka ambicie të mëdha në Norvegji!

Futboll

Kastrati ka ambicie të mëdha në Norvegji!

Nga: Kemajl Goca Më: 17 maj 2019 Në ora: 19:40
Kastrati me shokë

Sulmuesi nga Kosova, Flamur Kastrati, po kalon periudhë të mirë të rezultateve me ekipin e tij, Kristiansund. Kastrati është i ngazëllyer që Kristiansund është në pozitën e pestë me 19 pikë pas nëntë jave në elitën e futbollit norvegjez, ngec për tri pikë nga lideri Molde. Ajo që e ka gëzuar më së shumti është fitorja me rezultat 3:2 ndaj Moldes, duke i dhënë edhe më shumë forcë për sfidat e radhës. Kristiansund ka qenë në disavantazh me rezultat 0:2 dhe e përmbysi atë, duke triumfuar me 3:2 falë golit të shqiptarit Liridon Kalludra pikërisht në 56-të.

Kastrati, së bashku me Kalludrën, u paraqitën standardë. Ai ndihet krenarë për fitoren e madhe, e cila i hapë rrugën që të ngjiten edhe më lartë në renditje. Futbollisti shprehet se çdo fitore është e rëndësishme, për shkak se e përforcon edhe më shumë në pjesën e lartë të klasifikimit.
“Bota sot”: Fitore e madhe e Kristiansund-it, ku ishte çelësi i këtij suksesit?
Flamur Kastrati:
Çelësi ishte te mentaliteti fitues. E kemi një skuadër tepër të fortë mentalisht! E dimë të gjithë se kemi gjasa kur luajmë në shtëpi dhe ia dolëm.
“Bota sot”: Sa ishte e vështirë që të mposhtët lideri Molde?
Flamur Kastrati:
Ishte vështirë sepse ishim duke humb me 0:2, por kemi besuar se do ta kthejmë rezultatin në favor tonin dhe ia dolëm, sidomos kur kemi shënuar golin e parë dhe të dytë, në pjesën e parë.
“Bota sot”: A ka gjasa ekipi juaj për dy-tre vendet e para?
Flamur Kastrati
: Nuk e di, por zakonisht Kristiansund nuk është një ekip për tre vendet e para. Megjithatë, në elitën e futbollit norvegjez gjithçka mund të ndodhë.

“Bota sot”: Aty luan edhe Liridon Kalludra, sa e ndihmoni njëri- tjetrin?
Flamur Kastrati:
Besoj se unë dhe Liridon Kalludra jemi prej sulmuesve më të mirë, kështu që bashkëpunojmë shumë dhe e ndihmojmë njëri – tjetrin, kemi respekt të madh nga tifozët. Bile na bëjnë të ndihem krenarë me Flamurin e Kosovës kur valon gjatë lojës. 

“Bota sot”: Sa jeni i kënaqur me formën tuaj?
Flamur Kastrati:
Forma është shumë e mirë, por para kam qenë i lënduar për rreth një muaj e gjysmë! Jam kthyer dhe po jap maksimumin ndeshje pas ndeshje.
“Bota sot”: Deri me tash keni shënuar dy gola dhe çfarë premtoni për sfidat e radhës?
Flamur Kastrati:
Besoj se pas lëndimit që kisha, tani do të jem në nivelin më të mirë. Besoj se do të forcohem edhe më shumë, me synime që të shënojë sa më shumë gola. Jo vetëm që të shënojë por edhe të asistojë për bashkëlojtarët e mi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat