Chelsea humb garën për Jovic, kthen interesimin tek ylli i Ajax

Futboll

Chelsea humb garën për Jovic, kthen interesimin tek ylli i Ajax

Më: 17 maj 2019 Në ora: 20:51
Ajax

Skuadra e Chelsea, edhe pse e dënuar nga UEFA për transferimin e lojtarëve, nuk po ndal interesimin e saj për merkaton.

Në shpresën se do ta fitojnë apelin, londinezët po vazhdojnë kontaktet me lojtarë të ndryshëm, në tentim për të përforcuar skuadrën.

Pasi humbën garën me Real Madrid për shërbimet e sulmuesit serb Luka Jovic, ‘blutë’ tashmë po vëzhdojnë një tjetër lojtar.

‘Daily Mail’ raporton se skuadra londineze po interesohet për lojtarin e Ajax Amsterdam, David Neres.

Neres i cili ka shkëlqyer këtë edicion me skuadrën holandeze, vlerësohet me 45 milionë euro, shumë të cilën Chelsea janë të gatshëm ta paguajnë.

Chelsea kanë raporte të mira me përfaqësuesit e Neres, Giuliano Bertolucci dhe Kia Joorabchian, të cilët përfaqësojnë edhe David Luiz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat