Abedin Zeka: E kisha rastin të bëja kalkulime në këtë ndeshje, FFK ta dënoi Dritën

Futboll

Abedin Zeka: E kisha rastin të bëja kalkulime në këtë ndeshje, FFK ta dënoi Dritën

Më: 17 maj 2019 Në ora: 21:03
Abedin Zeka

Drejtori i skuadrës nga Mitrovica, Trepça 89, Abedin Zeka ka patur dje një diskutim me kreun e FFK-së, Agim Ademin.

Zeka ka thënë se i është lutur atij për drejtësi në federatë. Sipas Zekës, FFK-ja duhet ta dënoi Dritën me heqje të 9 pikëve.

“Drita ia ka lëshuar pikët Flamurtarit. Ka vendosur që të luaj me lojtarë rezervë duke e inkuadruar edhe një futbollistë të paregjistruar. Ne e kemi vërejtur këtë dhe kemi bërë ankesë.

Nëse duam rregull, Drita duhet të dënohet me 9 pikë, ashtu e thotë rregullorja. Unë e kisha rastin për të bërë kalkulime. Na nevojitej vetëm 1 pikë me Ferizajin për të mbijetuar dy skuadrat, por nuk e bëra.

Kam biseduar me Agim Ademin, i jam lutur për drejtësi” ka thënë Zeka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat