De Jong i kërkoi gjyqtarit më shumë minuta shtesë

Futboll

De Jong i kërkoi gjyqtarit më shumë minuta shtesë

Më: 17 maj 2019 Në ora: 23:05
Frenkie de Jong

Mesfushori i Ajax Amsterdam, i cili nga sezoni i ardhshëm do të jetë lojtari i Barcelonës, ka bërë një gjest të jashtëzakonshëm në ndeshjen e fundit me skuadrën e tij, në Eredevisie.

Frenkie de Jong, i ka kërkuar gjyqtarit të takimit që të jepte më shumë minuta shtesë në fundin e takimit, në mënyrë që të luante sa më shumë me fanellën e skuadrës së Ajax, shkruan ‘Givemesport’.

Lojtari i cili ka mbushur 22 vite, ka fituar titullin e 34-të të skuadrës së Ajax, duke luajtur ndeshjen e tij të fundit në Eredevisie para kalimit në ‘Camp Nou’.

Por, në ndeshjen e fundit ai ka bërë një gjest të jashtëzakonshëm, edhe pse pakëz interesant. Holandezi i ka kërkuar gjyqtarit të takimit ta shtyjë ndeshjen sa më gjatim për të luajtur më shumë me skuadrën e tij.

Duket se lojtari po e vuan largimin nga skuadra e tij, edhe pse është shprehur i lumtur që do të luaj me një lojtar si Leo Messi.

Barcelona ka paguar gjatë afatit të janarit 75 milionë euro për kartonin e lojtarit, i cili pritet t’ia sigurojë skuadrës katalane mesfushën për disa vite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat