Cazorla flet për rikthimin tek kombëtarja e Spanjës, thotë se ishte ëndërr për të

Futboll

Cazorla flet për rikthimin tek kombëtarja e Spanjës, thotë se ishte ëndërr për të

Më: 17 maj 2019 Në ora: 23:32
Santi Cazorla

Mesfushori i Villarreal, Santi Cazorla, është riftuar në kombëtaren e Spanjës pas tri vite e gjysmë mungesë.

Lojtari e ka pranuar se e kishte të vështirë ta mendonte se do të kthehej tek kombëtarja përsëri, pasi vuajti nga një lëndim i rëndë.

Cazorlas i ishte thënë se vështirë se do të ecte përsëri, por lojtari ia doli që të kthehej edhe në futboll, për tu rikthyer edhe në kombëtare.

Ishte befasia më e këndshme kur u pa emri i Santi Cazorla i përfshirë në listën e Luis Enrique, për ndeshjet e ardhshme në kualifikimet e Euro 2020.

E pas kësaj ngjarje, ishte edhe vet lojtari ai që ka thënë disa fjalë pas këtij momenti emocionues.

“Gjithmonë ëndërron se do të kthehesh tek kombëtarja, por pas dy viteve lëndim, ishte diçka e vështirë për tu imagjinuar” ka thënë Cazorla për ‘AS’.

“Jam shumëi  lumtur për këtë. Kam pranuar shumë mesazhe nga njerëz të ndryshëm. Në ëndrrat më të mira nuk do të mund ta imagjinoja këtë” ka thënë tutje ai.

“Do ta shijoj këtë. Planifikoj të jap më të mirën, ashtu siç kam bërë gjithmonë me kombëtaren. Ky ka qenë sezon i mirë, por nuk prisja të përfundonte kështu” ka thënë ndër të tjerash Cazorla.

Në paraqitjen e tij të fundit me Spanjën, Cazorla kishte shënuar gol, kundër Anglisë, në nëntor të vitit 2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat