Ajax e konfirmon se Hakim Ziyech do të largohet

Futboll

Ajax e konfirmon se Hakim Ziyech do të largohet

Më: 18 maj 2019 Në ora: 00:43
Hakim Ziyech

Ajax e ka konfirmuar se Hakim Ziyech do të largohet nga klubi për një sfidë të re në këtë verë.

Ylli i Marokut sapo e ka përfunduar një sezon të mrekullueshëm për Ajaxin, duke shënuar 21 gola dhe duke dhënë 24 asistime.

Ajaxi nën drejtimin e Erik ten Hag, ka fituar dy trofetë në Holandë dhe ishin pjesë e gjysmëfinales të Ligës së Kampionëve.

Paraqitjet e tij kanë mahnitur, duke nxitur interesimin e Arsenalit, Liverpoolit, Manchester Unitedit dhe Bayern Munechnit – me këtë të fundit që besohet se ka marrëveshje me përfaqësuesit e 26-vjeçarit.

Drejtori i Ajax, Marc Overmars e ka konfirmuar se Ziyech do të lejohet të largohet nga klubi këtë verë.

“Ai largohet kur vjen oferta nga një klub i madh”.

“Ai është në qendër të vëmendjes për shkak të arritjeve të tij në Ligën e Kampionëve. Ne i premtuam Hakimit [se do të] biem dakord për një transferim të mirë”, ka thënë Overmas.

Lojtari ka një klauzolë lirimi prej 25 milionë funteve.

Më të është nënshkruar për vetëm 11 milionë euro në vitin 2016 dhe që atëherë Ziyech ka kontribuar në mbi 100 gola te Ajaxi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat