Kështu reagon Baumani për Milot Rashicën

Futboll

Kështu reagon Baumani për Milot Rashicën

Më: 18 maj 2019 Në ora: 10:14
Kështu reagon Baumani për Milot Rashicën

Emri i Milot Rashicës tashmë është bërë e zakonshme të jetë në ballinat e gazetave gjermane dhe shqiptare, pas paraqitjeve briliante në vitin 2019 me klubin gjerman, Werder Bremen, shkruan Insporti. Ditë më parë gazeta e njohur gjermane “SPORT BILD” raportoi se Rashica do të transferohet në RB Leipzig, por këtë e ka demantuar drejtori sportiv i klubit, Frank Bauman. “Jam në dijeni të lajmeve që po qarkullojnë, por për momentin nuk na ka kontaktuar asnjë klub ose agjent në lidhje me këtë çështje. Miloti ndihet shumë mirë këtë dhe ne po kujdesemi për të. Besoj se të gjithë biem dakord që ai mund të zhvillohet akoma më shumë dhe te Werderi është ambienti i duhur për të, ndodhet në duar të sigurta. E ardhmja do të sqarojë gjithçka, Miloti është ende shumë i ri dhe nëse do të vazhdojë të luajë në të tilla niveli, interesi për të do të vazhdojë të rritet”, tha drejtori sportiv Bauman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat