RB Leipzig reagon për Milot Rashicën

Futboll

RB Leipzig reagon për Milot Rashicën

Më: 18 maj 2019 Në ora: 11:39
Milot Rashica

Ralf Rangnick nuk e sheh Rashicën te RB Leipzig.

Trajneri i RB Leipzig, Ralf Rangnick, ka reaguar pas lajmit nga “Sport Bild” se Milot Rashica është afër për t’u transferuar te skuadra e tij nga Werder Bremen.

“Ai është sigurisht një lojtar i cili me të vërtetë tërhoqi vëmendjen, por mund të them tani: ne jemi vërtet të vendosur në pozita, nuk kemi marrë asnjë iniciativë, dhe nuk kemi ndërmend ta bëjmë këtë. Nuk them se nuk e pëlqejmë (Rashicën), por nuk e njohim atë”, tha Rangnick.

Lidhur me këtë ka folur edhe drejtori sportiv i Werderit, Frank Bauman.

Ai ka thënë se në adresën e Werderit nuk ka asnjë ofertë për 22-vjeçarin, teksa beson se talenti i Kombëtares së Kosovës gjendet në vendin e duhur nëse do që të rritet edhe më shumë si lojtar.

“Jam në dijeni të lajmeve që po qarkullojnë, por për momentin nuk na ka kontaktuar asnjë klub ose agjent në lidhje me këtë çështje”, tha ai.

“Miloti ndihet shumë mirë këtu dhe ne po kujdesemi për të. Besoj se të gjithë biem dakord që ai mund të zhvillohet akoma më shumë dhe te Werderi është ambienti i duhur për të, ndodhet në duar të sigurta”.

“E ardhmja do të sqarojë gjithçka, Miloti është ende shumë i ri dhe nëse do të vazhdojë të luajë në të tilla niveli, interesi për të do të vazhdojë të rritet”, tha mes tjerash drejtori sportiv Bauman.

“Në sezonin 2018/19, Rashica është paraqitur në 29 ndeshje, ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar edhe 6 asiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat