Ky është parashikimi i Sermaxhajt për sfidën Feronikeli-Prishtina

Futboll

Ky është parashikimi i Sermaxhajt për sfidën Feronikeli-Prishtina

Nga: Kemajl Goca Më: 18 maj 2019 Në ora: 11:49
Ky është parashikimi i Sermaxhajt për sfidën Feronikeli-Prishtina

Nesër (16.00) vendoset titullin i kampionit! Feronikeli dhe Prishtina luftojnë për titullin e kampionit. Në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas pritet një atmosferë madhështore. ‘Nikli’ udhëheq renditjen me 77 pikë, ka dy pikë më shumë se Prishtina, ngjashëm është situata edhe në ligën e parë, Besa renditet në vend të dytë me 58 pikë, ka dy më shumë se Dukagjini në pozitën e tretë. Besa kërkon fitore sot (16.00) në Hogosht kundër Kikës, sikurse edhe Dukagjini ndaj Drenasit. Ish futbollisti Genc Sermaxhaj, aktualisht edhe analist, tha se Feronikeli ka përparësinë! “Padyshim se me afër titullit është Feronikeli e cila gjendet dy pikë para Prishtinës, madje edhe barazimi i konvenon.

Luan para tifozëve të saj në një terren që e njeh mirë, po ashtu gjatë gjithë kampionatit ka bërë paraqitjet më të mira sesa Prishtina dhe për këtë arsye është më afër titulli, por në futboll ndodh gjithçka dhe është vetëm një ndeshje që vendos, andaj nuk duhet lënë vend për gabime sepse kushtojnë me titull. Feronikeli ka një lojë më të mirë në ofensivë, ka sulmues të gjindshëm para portës, dinë të krijojnë raste dhe pasime vertikale, janë të rrezikshëm në ajër dhe në tokë, të shpejtë e teknikisht më të mirë. Prishtina luan sigurtë në mbrojtje, ngadalë del në pjesën ofensive, humb shumë raste të shënimit, por gjithsesi se po tregohen efikas në minutat e fundit.

Mendoj se Pefqeli duhet të startoj nga fillimi, dhe Prishtina të sulmoj më shumë për të arritur tek goli, ngase i nevojitet patjetër të shënoj dhe për të shënuar, duhet më shumë të kenë mbështetje pjesa e sulmit nga lojtarët e mesfushës për të pasur një numër më të madh të lojtarëve në zonën e 16-metërshit”, tha Sermaxhaj. Te cila është presioni më i madh? “Presioni është tek Prishtina sepse detyrimisht duhet të shënoj gol, se për këtë kanë ngarkesë më të madhe, dhe sa më shumë kalojnë minutat, Feronikeli mund të jetë më e qetë në fushë. Gjithashtu Prishtina duhet të përgatitet psikikisht mirë për këtë ndeshje, mos të ngarkohen sikurse vitin e kaluar ndaj Dritës që madje u ndëshkuan edhe në karton të kuq”, nënvizon ai.

Sermaxhaj flet edhe për Besën dhe Dukagjinin, se cila është më afër elitës. “Dukagjini ka ekip shumë të mirë, Besa luan me Kikën të cilës i duhet fitorja me çdo kusht. Renditja dhe ndeshjet në ligën e parë janë shumë të vështira dhe gjithçka mund të ndodhë. Në atë se çfarë kanë treguar ekipet në fushë, Dukagjini është më e mirë se Besa”, thotë Sermaxhaj.

Më tutje ka deklaruar se është ndër kampionatet më atraktive në elitën e futbollit. “Me faktin se vendos ndeshja e fundit titullin dhe gjate gjithë pjesës pranverore kemi pasur ekipet e kreut me pikë të përafërta dhe të ekipeve të rënies po ashtu, i bie se liga ka qenë interesante. Por duhet ta dallojmë fjalën interesant me cilësi.

Janë dy gjëra të ndryshme, interesant ka qenë por cilësore jo. Interesant mund të bëhet edhe një turne në ndonjë shkollë fillore. Prandaj cilësia këtë vit ka qenë e njëjta me të kaluarën, që i bie jo e nivelit të kënaqshëm!”, tha Sermaxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat