Futbollisti i njohur nga Kosova kishte ushtruar në Kroaci si përdoret arma, në rast lufte me Serbinë

Futboll

Futbollisti i njohur nga Kosova kishte ushtruar në Kroaci si përdoret arma, në rast lufte me Serbinë

Nga: Kemajl Goca Më: 18 maj 2019 Në ora: 13:49
Ardian Kozniku

Asnjëherë nuk është thënë publikisht! Për herë të parë është zbuluar nga burimet e sigurta, se ish futbollisti i mirënjohur nga Kosova, Ardian Kozniku, me ish lojtarët e Hajdukut të Splitit, si Ante Mishe, Igor Shtimac, Vatroslav Mihaçiç etj. në vitin 1991-1992 janë stërvitur ushtarakisht, madje se si duhet të përdoret arma, që të futen në luftë kundër okupatorit serb.

Image

Ardian Kozniku

“Kozniku me bashkëlojtarë ka stërvitur se si ta përdorin armën, në rast se shkojnë në front të luftës kundër ushtrisë dhe paramilitarëve serb. Kozniku nuk është veshur në uniformë, sepse nuk ka qenë e nevojshme, por ka qenë i përgatitur për këtë.

Ndërkaq, futbollistët e asaj kohe, si Ante Mishe, Igor Shtimac, Vatroslav Mihaçiç kanë veshur uniformën dhe kanë ruajtur stadiumin “Polud” në Split, pra pragun e stadiumit.

Image

Megjithatë Kozniku ka qenë i gatshëm të kap armën dhe të luftojë, por drejtuesit e klubit të Hajdukut nuk e kanë pa të arsyeshëm që ai të shkojë e të futet në front të luftës”, tregon një burim i afërt me Koznikun për gazetën kombëtare “Bota sot”.  

Kozniku është fitues i medaljes së bronztë me Kroacinë në Kampionatin Botëror, po ashtu iu përgjigj Kosovës me 14 shkurt të vitit 1993 kur zhvilloi takimin e parë revyal me Shqipërinë, dhe pësuan humbje me rezultat 3:1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat