Futbollisti Enis Bardhi u paraqit standard për ekipin e Levantes e cila para shikuesve të vet u përshëndet me barazim me rezultat 2:2 me Atletico Madridin. Levante nuk e shfrytëzoi as epërsinë që kishte 2:0 por as epërsinë numerike, pasi që Correa u përjashtua me karton të kuq në minutën e 51-të pas një startit të ashpër.
Për Levanten shënuan Cabaco (6') e Roger (36') dhe për Atleticon Rodrigo (68') e Camello (79'). Atletico është nënkampion i Spanjës me 76 pikë, kurse Levante përfundoi në pozitën e 14-të me 44 pikë. Duhet veçuar golin Camellos së Atleticos, i cili shënoi nga rreth 20 metra dhe barazon shifrat 2:2.