Dallku:Me qetësi dhe me maturi në fund do të shpallemi ne kampion - Bota Sot
Dallku:Me qetësi dhe me maturi në fund do të shpallemi ne kampion

Futboll

Dallku:Me qetësi dhe me maturi në fund do të shpallemi ne kampion

Më: 18 maj 2019 Në ora: 17:44
Dallku:Me qetësi dhe me maturi në fund do të shpallemi ne kampion

Mosha mesatare e gjeneratës së FC Prishtina është 24 vjeç. Nga 21 futbollistët e Prishtinës vetëm tre kanë fituar titullit të kampionit, me Prishtinën vetëm një prej tyrem thuhet në faqen e FC Prishtina. "Pra, vullneti i dëshirës së futbollistëve të rinj prishtinas është që të mbahen në mend me rikthimin e titullit pas pesë edicionesh mungesë. Por, mbi të gjitha duan t’i tregojnë cilësitë që kanë dhe se në 32 javë kanë luajtur vetëm futboll dhe vetëm duke luajtur futboll kanë arritur deri te ndeshja e fundit e cila mund të sjell trofeun më të çmuar të titullit të kampionit.

Prej pas luftës nga edicioni 1999/00, në 19 kampionate, Prishtina është shpall kampione 7 herë, nënkampione 8 herë dhe vetëm nga 1 herë ka përfunduar e 3-ta, e 4-ta, e 6-ta dhe e 8-ta.   

Prishtina nuk është mposhtur në 12 ndeshjet e fundit, ndërsa në përballjet e fundit me Feronikelin Prishtina nuk është mposhtur në 9 ndeshje, ka fituar 4 ndeshje dhe ka barazuar në 5 ndeshje. Në 6 ndeshjet e fundit në Drenas, Prishtina ka fituar 3 herë dhe ka barazuar 3 herë me goldallim 4:1.

Prishtina këtë edicion ka pranuar vetëm 11 gola, më së pakti në historinë e klubit në 19 edicionet e fundit.

Prishtina në ndeshjen e nesërme e ka vetëm një mungesë, Korenicën, ndërsa të suspenduar nuk ka dhe kur është fjala për këtë statikë duhet përmendur Armend Thaqin i cili buzë suspendimit me 3 karton ka luajtur në 9 ndeshjet e fundit rresht, ndërsa Thaqi nuk e ka humbur asnjë ndeshje kampionale", shkruan në faqen e FC Prishtina.

Prishtinën e shpall kampion fitorja me çfarë do rezultati, kurse Feronikelin edhe barazimi.

Gjyqtarët e ndeshjes do të caktohen nesër.

Java XXXIII

Feronikeli – Prishtina

E diel, 19 maj – ora 16:00

Stadiumi: “Rexhep Rexhepi”, Drenas.

“Ne edhe pse e konsiderojmë ndeshje të radhës, natyrisht se kjo ndeshje e ka rëndësinë e vetë. Mirëpo, për ne lojtarëve, stafin dhe publikun tonë është më rëndësi që t’i qasemi me shumë qetësi kësaj ndeshjeje, sepse e dimë që edhe kundërshtari ka kualitete në radhët e veta. Mirëpo, duke e marrë parasysh që e kemi pru kampionatin deri në ndeshjen e fundit që të vendos, kjo është meritë e lojtarëve, e stafit dhe e gjithë neve së bashku që kemi punuar. Kështu që presim të kemi ndeshjen nën kontrollin tonë, njëjtë sikurse besoj që duan edhe kundërshtari, por ne jemi të vetëdijshëm që në ndeshje na duhet vetëm fitorja. Kështu që besoj shumë se me qetësi dhe me maturi në fund do të shpallemi ne kampion", tha Armend Dallku, kapiten i FC Prishtina.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...