Kovaç për titullin e Bayernit: Gati sa nuk të pushon zemra - Bota Sot
Kovaç për titullin e Bayernit: Gati sa nuk të pushon zemra

Futboll

Kovaç për titullin e Bayernit: Gati sa nuk të pushon zemra

Më: 18 maj 2019 Në ora: 18:12
Kovaç për titullin e Bayenit: Gati sa nuk të pushon zemra

Bayern Munih ka fituar titullin e shtatë radhazi në Bundesliga-s, i pari nën drejtimin e Niko Kovac. Pas festës, këto janë fjalët e trajnerit kroat: 

Për dushin me birrë: “Është shumë i ftohtë! Gati sa nuk të pushon zemra. Megjithatë, e pranoj me kënaqësi.”

Për sezonin: “I kemi parë të gjitha, nuk ishte një sezon i lehtë. E nisëm mirë, pastaj bëmë disa gafa. Megjithatë e kemi marrë veten dhe kemi kapur Dortmund. Kjo tregon se çfarë lojtarësh kemi në skuadër, dua t’i falënderoj të gjithë.”

Për Robbery: “Unë jam shumë i lumtur për të dy. Nuk kishte mënyrë më të bukur për ta mbyllur karrierën te Bayern.”

Për thashethemet rreth largimit nga Bayern: “Në prapaskenë unë kam informacione të tjera. Jam i bindur se do të vazhdoj, këto janë informacione nga drejtuesit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...