E kapi kundërshtarin për fyti – Ja me sa ndeshje dënohet Ibrahimovic - Bota Sot
E kapi kundërshtarin për fyti – Ja me sa ndeshje dënohet Ibrahimovic

Futboll

E kapi kundërshtarin për fyti – Ja me sa ndeshje dënohet Ibrahimovic

Më: 18 maj 2019 Në ora: 18:16
Zlatan Ibrahimovic

Sulmuesi Zlatan Ibrahimovic edhe njëherë është tradhtuar nga nervat e tij, gjatë ndeshjes së La Galaxy me New York City.

Sulmuesi 37 vjeçar gjatë një momenti të ndeshjes e kapi për fyti portierin e kundërshtarëve, Sean Johnson.

Krejt kjo ngjarje kishte ndodhur gjatë javës së kaluar, por dënimi për këtë veprim është kumtuar sot.

Sipas raportimeve të ‘Givemesport’, Ibrahimovic është dënuar me dy ndeshje nga MLS.

Portieri Johnson e kishte tepruar me reagimin e tij, por kjo nuk mohon faktin se Ibra duhet ta dijë se ato gjeste nuk janë të lejuara.

Të dy lojtarët ishin ndëshkuar me kartonin e verdhë gjatë fitores 2:0 të New York, por Ibra e pësoi keq nga federata.

Shikoni më poshtë incidentin e shkaktuar nga ish reprezentuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...