Festë në Klinë, zhgënjim në Hogosht! - Bota Sot
Festë në Klinë, zhgënjim në Hogosht!

Futboll

Festë në Klinë, zhgënjim në Hogosht!

Nga: Kemajl Goca Më: 18 maj 2019 Në ora: 18:46
Festë në Klinë, zhgënjim në Hogosht!

Nga barazimi i Besës së Pejës në Hogosht përfiton Dukagjini i Klinës dhe rikthehet pas shumë vitesh në elitën e futbollit të Kosovës. Në Klinë festë e madhe, Dukagjini ngritët në Superligën e Kosovës, ndërsa në Hogosht zhgënjim i madh, Besa mbetet në barazh dhe Kika e Hogoshtit bie në ligën e dytë.  Dukagjini triumfoi me rezultat 3:1 ndaj Drenasit, kurse Besa si mysafirë luajti baras 1:1 me Kikën. Vushtrria dhe Dukagjini ngjiten në elitë, kurse Besa e Vëllaznimi luajnë në barazh për të kërkuar elitën, të cilat do të luajnë me ekipet e Superligës, pra me vendin e nëntë përkatësisht të dhjetë. Ndërkaq Kikës as barazimi nuk i ndihmoi dhe bie nga liga së bashku me Fushë Kosovën. Në barazh mbetet Ramiz Sadiku dhe Bashkimi nga Koretini.  

Liga e Parë 
Ramiz Sadiku-2 Korriku    2:1
Fushë Kosova-Vitia    1:0
Dukagjini-Drenasi    3:1
Arbëria-Istogu    4:1
Vllaznia-Trepça    2:0
Vëllaznimi-Bashkimi    1:2
Kika-Besa    1:1
Nesër

Onix-Vushtrria 16.00

Tabela
1.Vushtrria    29    22    3    4    69
2. Dukagjini    30    18    5    7    59
3. Besa    30    17    8    5    59
4. Vëllaznimi    30    15    9    6    54
5. Vitia    30    14    5    11    47
6. Trepça    30    11    5    14    38
7. Istogu    30    12    2    16    38
8. Onix    29    10    7    12    37
9. Arbëria    30    11    4    15    37
10. Drenasi    30    9    8    13    35
11. 2 Korriku    30    10    5    15    35
12. Vllaznia    30    10    4    16    34
13. Ramiz Sadiku        30    11    0    19    33
14. Bashkimi (K)    30    9    5    16    32
15. Fushë Kosova *    30    10    7    13    31
16. Kika    30    7    9    14    30

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...