Befason kombëtarja e Guineas, ja çfarë thonë lidhur me lëndimin e Keita - Bota Sot
Befason kombëtarja e Guineas, ja çfarë thonë lidhur me lëndimin e Keita

Futboll

Befason kombëtarja e Guineas, ja çfarë thonë lidhur me lëndimin e Keita

Më: 18 maj 2019 Në ora: 20:18
Naby Keita

Mesfushori i Liverpool, Naby Keita, është duke vuajtur nga një lëndim i rëndë, i cili me gjasë do t’ia humb finalen e Ligës së Kampionëve, por edhe Kupën e Afrikës.

Lidhur me lëndimin e Keita, kombëtarja e Guineas është ajo që po paraqet shumë probleme, duke e shtyrë lojtarin që të kthehet sa më parë në fushat e blerta.

Pas lajmeve të fundit nga kombëtarja, thuhet se lojtari mund të jetë i gatshëm të kthehet edhe për finalen e Ligës së Kampionëve edhe për Kupën e Afrikës.

“Ai ka konsultuar doktorin e tij në Zvicër, siç kam thënë fillimisht. Ai është në tretman me doktorin e tij. Ka filluar në biçikletë dhe besohet se mund të jetë i gatshëm në dy javë” ka thënë mjeku i kombëtares së Guineas, Put, për ‘Foot224’.

“Është e mundur që lojtari të jetë gati për Ligën e Kampionëve. Do të presim dhe të shohim” ka thënë ndër të tjerash ai.

Komplet kundër këtij mendimi është trajneri i Liveprool, i cili ka pasur më herët polemika me përfaqësuesit e kombëtares së Guineas, duke insistuar që lojtari të mos rrezikohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...