Plani sekret i PSG-së, "këshillon" De Gea të luajë edhe një vit me United

Futboll

Plani sekret i PSG-së, "këshillon" De Gea të luajë edhe një vit me United

Më: 19 maj 2019 Në ora: 13:22
David De Gea

Paris Saint Germain ka këshilluar portierin David De Gea që të qëndrojë edhe një vit te Manchester United, por me një kusht: Të mos rinovojë kontratën me “djajtë”, kontratë e cila skadon verën e ardhshme (2020). PSG ka si objektiv që të marrë portierin spanjoll me kosto zero, duke mos shpenzuar asnjë qindarkë pas një viti.

Lajmin e konfirmon e përditshmja britanike “Sunday Express”, sipas së cilës klubi parizien i ka premtuar portierit të kombëtares spanjolle një rrogë të mirë në rast se vjen pas një viti me kosto zero. Duket se PSG po përpiqet të marrë masat për të evituar ndonjë dënim nga FIFA për shkak të “fair play financiar” dhe shpenzime të shumta në merkato.

Për këtë arsye, kampionët e Francës po synojnë blerje të lojtarëve “big” por me kosto zero. PSG do t’i ofrojë David De Gea një para-kontratë me një bonus të mirë financiar në rast se nuk rinovon me United, që ka kohë që kërkon të ulet në bisedime me portierin, por pa sukses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat