Cavani dhe Meunier kanë vendosur për të ardhmen e tyre

Futboll

Cavani dhe Meunier kanë vendosur për të ardhmen e tyre

Më: 19 maj 2019 Në ora: 14:58
Cavani

Dy yjet e Paris Saint Germain, Edinson Cavani dhe Thomas Meunier duket se kanë vendosur për të ardhmen e tyre.

Lojtarët kanë bërë të ditur se duan të qëndrojnë tek PSG, por ata nuk janë të sigurt nëse një gjë e tillë do të ndodh.

Sulmuesi 32 vjeçar nuk është shprehur i interesuar të largohet, duke lavdëruar tifozët e skuadrës pas ndeshjes së fundit si vendas këtë sezon.

“Është shumë e bukur (lidhja me tifozët). Këto janë gjërat që të mbajnë gjithmonë” ka thënë Cavani për ‘Canal+’.

“Çdo gjë është e bazuar në punë, edukim dhe profesionalizëm. Tifozët të japin mirënjohje për këtë. Dhe, sinqerisht është e bukur. Unë mund t’i falënderoj ata me atë që jap në fushë” ka shtuar uruguaiani.

“Do ta respektoj kontratën. Dua ta përfundoj kontratën këtu. Më pëlqen klubi, qyteti dhe jeta këtu” ishin fjalët e Cavani.

Ishte edhe Thomas Meunier ai i cili ka konfirmuar se dëshiron qëndrimin në PSG, pikërisht pas ndeshjes ndaj Dijon.

“Unë nuk kam asgjë për të qartësuar. Njerëzit akoma flasin. Kam edhe një vit kontratë. Klubi e di qëndrimin tim. Unë dua të qëndroj. Ndoshta ata duan të ndërrojnë skuadrën” ka thënë Meunier.

Mbetet të shihet se cili do të jetë qëndrimi i skuadrës në lidhje me dy lojtarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat