Largohet nga Reali

Futboll

Largohet nga Reali

Më: 19 maj 2019 Në ora: 16:07
Largohet nga Reali

Pas 5 sezonesh tek Real Madridi Keylor Navas është përshëndetur me tifozët madrilenë, duke paralajmëruar largimin e tij pas këtij fund sezoni.

Zinedine Zidane i dha shansin të luajë sot përpara publikut në “Bernabeu” dhe ishte i vetmi që mori vlerësim pozitiv në atë humbje turpëruese ndaj Betis.

Portieri nga Kosta Rika u duartrokit nga të pranishmit, të cilët iu dha një lamtumirë të ngrohtë duke i falënderuar për atë që i kanë dhënë në këto vite si “Los Blancos”. 

Pas ovacioneve për portierin 32-vjeçar, për të pati edhe pak momente të tjera për të shkrepur disa foto me familjen e tij, për herë të fundit në “Bernabeu” si lojtar i Real Madridit dhe më pas një ecje drejt tunelit të stadiumit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat