Fitojnë Flamurtari, Drenica dhe Ballkani 

Futboll

Fitojnë Flamurtari, Drenica dhe Ballkani 

Nga: K. Goca Më: 19 maj 2019 Në ora: 17:59
Fitojnë Flamurtari, Drenica dhe Ballkani 

Flamurtari nga Prishtina triumfoi me rezultat 3:2 ndaj Llapit nga Podujeva. Flamurtari triumfoi falë golave të Shillovës, Boshnjakut e Krasniqit dhe për Llapin realizuan Maliqi e Januzi. Llapi zuri vendin e tretë me 69 pikë në elitën e futbollit të Kosovës, kurse Flamurtari është i gjashti me 45 sosh. Ballkani fiton me golat e Baftiut me rezultat 2:0 ndaj Dritës nga Gjilanit. Ballkani renditet në vend të shtatë me 43 pikë, kurse Drita përfundoi në pozitën e katërt me 48 sosh. 
Liria përshëndetet nga elita. Ata si vendas munden me rezultat 3:2 nga Drenica e Skenderajt. Beseni e Mustafa shënuan për Lirinë dhe Abazi dy gola dhe Mëziu 1 shënuan për Drenicën. Liria renditet në vend të 11-të me 28 pikë, kurse Drenica përfundoi e shtata me 43 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat