Serie A: Gara për Ligën e Kampionëve është e jashtëzakonshme, gjithçka vendoset në xhiron e fundit

Futboll

Serie A: Gara për Ligën e Kampionëve është e jashtëzakonshme, gjithçka vendoset në xhiron e fundit

Më: 19 maj 2019 Në ora: 22:47
Foto ilustrim

Gara për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve nga kampionati italian është e jashtëzakonshme.

Tre skuadra kanë mundësi të mëdha për të siguruar dy vende, por jo të gjitha do t’ja dalin në fund.

Atalanta ndodhet në pozitën e tretë me 66 pikë, po aq sa Interi i vendit të katërt – ndërsa Milani ndodhet në vendin e pestë me 65 pikë.

Tri skuadrat kanë shanse të mëdha për të shkuar në Champions League, por gjithçka do të zyrtarizohet javën e ardhshme.

Interi takohet me Empolin që po lufton për të mbijetuar, Milan luan me SPAL që nuk ka objektiva, ndërsa Atalanta ballaqohet me Sassuolon.

SPAL-Milan |

Atalanta-Sassuolo |

Inter-Empoli

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat