Toverlani: Ky lojtar i Prishtinës nuk mund të shënojë gol edhe kur i ka 10 raste!

Futboll

Toverlani: Ky lojtar i Prishtinës nuk mund të shënojë gol edhe kur i ka 10 raste!

Më: 19 maj 2019 Në ora: 23:14
Afrim Tovërlani

Prishtina sot humbi titullin në xhiron e fundit, pasi u mposht nga Feronikeli me rezultatin 1-0.

Feronikeli fitoi titullin e Ipko Superligës për edicionin 2018/19, kurse Prishtina hyn në edicionin e shtatë pa fituar kampionatin.

Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani beson se skuadra e Prishtinës nuk po mund të sulmojë dhe kjo po i hakmerret.

Ai gjithashtu analizoi sulmin e Prishtinës në takimin e sotëm, që faktikisht nuk ka bërë asgjë.

“Khadil në 10 raste s’e jep gol – kurse Jasharovski futet në lojë, kur ai nuk është aktivizuar thuajse fare në këtë stinorin pranveror. Si mund ta vendos ndeshjen ai që nuk ka lujtur fare dhe nuk është në formë”, tha Toverlani në Sports Shiow.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat