Të qeshim së bashku: Shikoni çfarë goli ka pranuar Llapi në duelin ndaj Flamurtarit!

Futboll

Të qeshim së bashku: Shikoni çfarë goli ka pranuar Llapi në duelin ndaj Flamurtarit!

Më: 19 maj 2019 Në ora: 23:40
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Flamurtarit arriti fitore 3-2 kundër Llapit në javën e fundit të Superligës.

Me këto tre pikë ekipi nga kryeqyteti arriti të siguronte mbijetesën në elitë.

Golat e fitores për Flamurtarin i realizuan Mërgim Boshnjaku dy, dhe Alban Shillova një.

Ky i fundit realizoi një gol qesharak, pas gabimit trashanik të portierit Afrim Ademi.

Llapi ka luajtur pa objektiva në këtë duel dhe fitorja nuk do t’i hynte në punë – asgjë më shumë se sa për pikët e grumbulluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat