Isco refuzon Juventusin

Futboll

Isco refuzon Juventusin

Më: 20 maj 2019 Në ora: 10:24
Isco

Mesfushori i Real Madrid, Isco duket i vendosur që të refuzojë Juventusin dhe të mbetet në Santiago Bernabeu.

Spanjolli është objektivi kryesor i Bianconerëvë për këtë afat kalimtar, por Zinedin Zidane nuk  e ka ndërmend ta lë atë të largohet nga klubi mbretëror.

Isco ka qenë i rregullt në formacioni e Madridit, që nga kthimi i Zidane si trajner në klub, pas një periudhe jo të mirë të kaluar nën urdhrat e Santiago Solarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat