Tragjedi në futboll: Gjyqtari vdes në fushën e lojës

Futboll

Tragjedi në futboll: Gjyqtari vdes në fushën e lojës

Më: 20 maj 2019 Në ora: 10:32
Victor Hugo Hurtado ra pa ndjenja në tokë.

Në ndeshjen mes Always Ready dhe Oriento Petrolero ka ndodhur një tragjedi e rëndë, pasi gjyqtari ka humbur jetën.

Në kampionatin bolivian ndodhi e papritura, kur Victor Hugo Hurtado ra pa ndjenja në tokë.

31-vjeçari mori ndihmën e shpejtë dhe u transportua në spital, por me të mbërritur aty pësoi të dytin atak kardiak, pas atij në fushë, duke humbur jetën.

Nuk dihet ende arsyeja e vdekjes së gjyqtarit fatkeq, por nuk përjashtohet mundësia që sasia e paktë e ajrit në atë lartësi të ketë vrarë atë.

Ndeshja u luajt në El Alto, qytet 3000 metra mbi nivelin e detit.

Më poshtë mund të shihni pamjet nga tragjedia që ndodhi në futbollin e Bolivisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat