Skuadra e madhe spanjolle shkarkon trajnerin

Futboll

Skuadra e madhe spanjolle shkarkon trajnerin

Më: 20 maj 2019 Në ora: 14:12
Quique Setien

Me t’u mbyllur sezoni në La Liga, skuadra andaluziane ndërpreu bashkëpunimin me trajnerin Quique Setien.

Një lajm befasues nga skuadra e Real Betis, që vendosi mos të vazhdonte bashkëpunimin me trajnerin Quique Setien.

As fitorja e djeshme në Bernabeu ndaj Real Madridit me rezultat 2-0 nuk bindi drejtuesit e klubit, të cilët duket se më herët kishin marrë vendimin për ta larguar trajnerin 60-vjeçar.

Nën drejtimin e Setien, Betisi luajti në grupet e Ligës së Evropës, por zhgënjimi i këtij stinori ku nuk mundi të kualifikohej në Evropë, ka shtyrë klubin të bëjë ndryshime.

Ende nuk dihet se kush do të jetë zëvendësuesi i Setien në stolin e skuadrës nga qyteti i Sevillas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat