Liga Angleze vjen me rregulla të reja për sezonin e ardhshëm

Futboll

Liga Angleze vjen me rregulla të reja për sezonin e ardhshëm

Më: 20 maj 2019 Në ora: 16:06
Manchester City

Edicioni i ri në Ligën Angleze do ta sjell VAR-in, i cili do të përdoret për herë të parë nga sezoni 2019/2020, për ta lehtësuar edhe më shumë punën e gjyqtarëve.

Përpos VAR-it, do të kemi edhe ndryshime tjera në ligë. Bordi Ndërkombëtar i Futbollit në Angli ka bërë të ditur se në sezonin e ri do të ndryshohen disa rregulla. Liga Premier pritet që t’i ketë gjashtë rregulla të reja nga sezoni i ri, e të cilat do të hyjnë në fuqi që nga 1 qershori i këtij viti.

Këto do të jenë gjashtë rregullat e reja që do të futen në Ligën Premier nga sezoni 2019/2020:

Loja me dorë

Ka pasur disa rishikime të lojës me dorë në një ndeshje në pjesën e sulmit të skuadrës kundërshtare, por që tani do të jetë më e qartë. Loja me dorë nëse është e paqëllimshme nga ana e lojtarit, nuk do të referohet për penallti, por do të jetë si një gjuajte e lirë për anën kundërshtare.

Gjuajtjet e lira

‘Muri i gjallë’ siç njihet në futboll, më nuk do të vlejë për skuadrën kundërshtare. Te muri do të vendosen vetëm lojtarët e njërës ekip dhe jo më të dyja ekipet. Kjo gjë do ta lehtësojë më shumë punën e portierëve, që nganjëherë nuk mund ta shohin topin nga lojtarët kundërshtarë.

Penalltitë

Ky nuk është lajm i mirë për portierët. Ata nuk do të lejohen që të jenë jashtë vijës së portës apo edhe t’i prekin shtyllat e portës.

Zëvendësimet

Për të mos e humbur shumë kohën e ndeshjes, lojtarët që janë në fushë, në momentin që numri i tij shfaqet për zëvendësim, do të largohet nga fusha nga vija më e afërt anësorë që është dhe jo të vije më në qendër të fushë që ta kompletojë zëvendësimin.

Kartonët e verdhë dhe të kuq për trajnerët

Trajnerët e skuadrave duhet të kenë më shumë kujdes para se të ndëshkohen me kartonë të verdhë apo të kuq. Ata do të dënohen në të njëjtën mënyrë si lojtarët, andaj mund të mbesin deri së paku në tri ndeshje jashtë drejtimit të skuadrës.

Rregulli i lëshimit të topit

Rregulli e lëshimit të topit duket se tashmë i takon të kaluarës. Në sezonin e ri, një gjë e tillë më nuk do të përsëritet, pasi nëse një top është i diskutueshëm, atëherë do t’i kthehet skuadrës që e kishte herën e fundit në këmbë./Insporti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat