Milani bën blerjen e parë për sezonin e ri

Futboll

Milani bën blerjen e parë për sezonin e ri

Më: 20 maj 2019 Në ora: 16:53
Milani bën blerjen e parë për sezonin e ri

Ndonëse ende nuk është mbyllur stinori aktual, te Milani kanë nisur të mendojnë për të riun.

Milani është në garë të ashpër me Interin dhe Atalantan për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë drejtuesit e klubit kanë nisur punën edhe për objektivat e tjera dhe qysh tani kanë siguruar blerjen e parë për stinorin e ri.

Sipas Tuttosport, Rossonerët kanë arritur marrëveshje me Sassuolon për transferimin e Stefano Sensit. Për mesfushorin italian ata do të paguajnë 25 milionë euro, derisa futbollisti do t’i bashkohet ekipit pasi të nisin fazën përgatitore në muajin korrik.

Në këtë shkëmbim do të përfshihet mesfushori Manuel Locatelli i cili do të transferohet te Sassuolo për 12 milionë euro, kurse Milanit i mbeten 13 milionë të tjera për t’i paguar për Sensin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat