Klopp zbulon listën me 26 emrat që udhëtojnë në Madrid - Bota Sot
Klopp zbulon listën me 26 emrat që udhëtojnë në Madrid

Futboll

Klopp zbulon listën me 26 emrat që udhëtojnë në Madrid

Më: 20 maj 2019 Në ora: 18:20
Klopp

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka konfirmuar listën me 26 emrat që do të udhëtojnë drejt Madridit, para finales së madhe të Ligës së Kampionëve.

Liverpool ka emëruar listën me 26 emrat për kampin stërvitor që do të mbahet në Marbella.

‘The Reds’ do të kalojnë gjashtë ditët e ardhshme në Spanjë, duke u përgatitur për finalen e Ligës së Kampionëve, që do ta luajnë kundër Tottenham Hotspur, në Madrid.

Skuadra që do të niset nga’John Lennon Airport’ të hënën në mbrëmje. Në këtë grup bëjnë pjesë 26 lojtarë të cilët do të stërviten në Andaluzi.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell listën e plotë të Liverpool që do të marrë pjesë në këtë kamp stërvitor, para finales së madhe.

Alexander-Arnold, Alisson, Brewster, Fabinho, Firmino, Gomez, Henderson, Jones, Keita, Kelleher, Lallana, Lovren, Mane, Matip, Mignolet, Milner, Moreno, Origi, Oxlade-Chamberlain, Robertson, Salah, Shaqiri, Sturridge, Van Dijk, Ëijnaldum, Ëoodburn.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...