“Mbappe kërkon më shumë para, do vërtet të shkojë në Real, apo ta largojë Neymarin nga PSG?”

Futboll

“Mbappe kërkon më shumë para, do vërtet të shkojë në Real, apo ta largojë Neymarin nga PSG?”

Më: 20 maj 2019 Në ora: 18:24
Kilyan Mbappe

Mbappe ka pushtuar mediat botërore pasi bëri të ditur se mund të largohet nga PSG-ja këtë verë.

Por, pse pikërisht tani Mbappe kërkon të largohet nga PSG-ja? “Jugones” ka bërë një analizë të deklaratave të Kylian Mbappe.

Në mbrëmjen e së dielës, teksa pranoi çmimin e lojtarit më të mirë në Francë, Mbappe deklaroi se ka ardhur koha që të marrë më shumë përgjegjësi, nëse jo në PSG, “atëherë në një klub tjetër me një projekt”.

Natyrisht, ky klub me projekt është Real Madridi që do të bëjë revolucion gjatë verës dhe ka kohë që edhe Mbappe lidhet me një kalim të mundshëm në “Santiago Bernabeu”.

Por, gazetari Josep Pedrerol si dhe analistët në “El Chiringuito de Jugones”, thonë se kjo mund të jetë taktikë e Mbappes që të përmirësojë kontratën me PSG-në.

Ndër të tjera, sipas “El Chiringuito de Jugones”, mund të jetë edhe një taktik që ta shtyjë numrin një të PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, që ta largojë Neymarin nga “Parc des Princes” dhe të shndërrohet në lider të Parisi.

Nëse jo, atëherë është treni i fundit për Mbappen që të jetë pjesë e projektit të ri të Realit të Zidanes, meqenëse kërkon që të shkojë te një klub “me një projekt”.

Nëse Reali tenton ta transferojë 20-vjeçarin e talentuar, duhet të bëjë gati së paku 250 milionë euro sipas mediave franceze, sepse në të kundërtën – PSG-ja s’do ta lëshojë.

Mbappe është pjesë e PSG-së që nga viti 2017. Ai ka bërë 86 paraqitje për Parisin, ka shënuar 59 gola dhe ka fituar katër trofe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat