Ronaldo nuk di ta mbajë mirë trofeun, lëndon keq djalin e tij, e më pas edhe të dashurën

Futboll

Ronaldo nuk di ta mbajë mirë trofeun, lëndon keq djalin e tij, e më pas edhe të dashurën

Më: 20 maj 2019 Në ora: 18:29
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo është bërë lojtari i parë në histori që ka fituar Premier Ligën, La Ligën dhe Serie A

Juventusi dje barazoi 1-1 në shtëpi me Atalantan dhe pas përfundimit të ndeshjes festoi titullin e radhës në Serie A.

Ronaldo ka dhënë kontribut të madh në fitoret e Juventusit gjatë këtij edicioni ku ka shënuar 21 gola, derisa dje së bashku me familjen e tij festuan titullin e fituar pa derdhur ndonjë djersë të madhe pasi Zonja e Vjetër në Itali nuk njeh kundërshtarë në dekadën e fundit.

Në fushë për të festuar me CR7 ishte e dashura e tij, Georgina, djali i tij si dhe nëna Maria Dolores, por gjatë fotografisë familjare nuk shkoi gjithçka në mënyrën e duhur.

Ronaldo nuk e mbajti mirë trofeun dhe kështu fillimisht goditi djalin e tij Cristiano Jr, ndërsa duke i kërkuar falje atij në anën tjetër trofeu goditi edhe gjoksin e Georginas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat