Sarri i thotë lamtumirë Chelseat, merr drejtimin e gjigantit italian

Futboll

Sarri i thotë lamtumirë Chelseat, merr drejtimin e gjigantit italian

Më: 20 maj 2019 Në ora: 19:04
Maurizio Sarri

Juventusi raportohet se është afër që ta bëjë trajner të ri Maurizio Sarrin e Chelseat.

Duke mos dhënë shumë detaje, SportItalia raporton se “janë bërë hapa përpara” në rrugën që Sarri të zëvendësojë Massimiliano Allegrin e larguar.

60-vjeçari pritet të largohet nga Chelsea pas vetëm një sezoni edhe pse siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve dhe finalen e Ligës së Evropës.

Stili i lojës i italianit i ka zhgënjyer në masë të madhe tifozët e Chelseat, të cilët kanë qenë të zëshëm pro largimit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat