Roberto: Messi kurrë nuk lodhet së shënuari gola

Futboll

Roberto: Messi kurrë nuk lodhet së shënuari gola

Më: 20 maj 2019 Në ora: 19:49
Sergi Roberto dhe Leo Messi

Lionel Messi mbrëmë ishte lojtari kryesor i Barcelonës në barazimin 2-2 ndaj Eibarit në xhiron e fundit të La Ligas.

Argjentinasi i shënoi të dy golat për Barcelonën, duke arritur shifrën e 36 golave në La Liga në këtë sezon.

Messi e fitoi çmimin Pichichi si golashënuesi më i mirë për këtë sezon.

Bashkëlojtari i Messit, Sergi Roberto ka thënë fjalë të mëdha për argjentinasin.

Ai ka thënë se Messi nuk lodhet kurrë duke shënuar gola.

“Ai kurrë nuk lodhet së shënuari gola. Kjo e bën futbollin shumë më të lehtë dhe më të mirë për ne”, ka thënë Roberto pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat