Batatina nis ‘bombardimet’, ky është super-transferi i parë i Llapit

Futboll

Batatina nis ‘bombardimet’, ky është super-transferi i parë i Llapit

Më: 20 maj 2019 Në ora: 20:14
Llapi

Skuadra e Llapit ka filluar përforcimet për sezonin e ardhshëm.

Llapi ka zyrtarizuar sot transferimin e mesfushorit, Blendi Memaj, i cili në edicionin e fundit është aktivizuar tek skuadra e Lirisë – që nuk mbijetoi dot në Superligë.

Memaj është mesfushor me tipare sulmuese dhe pritet ta ndihmojë ekipin e Llapit në sezonin e ri.

Më poshtë keni njoftimin e klubit të Llapit:

“Podujevë, 20 maj 2019 – Blendi Memaj ka kryer prezantimin e tij si futbollist i Llapit. Memaj ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me klubin me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

Blendi Memaj, 24 vjeç, i lindur më 02.01.1995 i gjatë 1.83m është mesfushor-sulmues dhe mund të luaj edhe si mesfushor qendror. Së fundmi ai ishte pjesë e Lirisë, ndërsa më parë ka luajtur edhe për Besiktas U21 dhe Rabotnickin”, shkruhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat