“Messi kurrë nuk ndalet së shënuari”

Futboll

“Messi kurrë nuk ndalet së shënuari”

Më: 20 maj 2019 Në ora: 22:21
Leo Messi

Roberto thotë se me Messin në fushë, Barça luan ndryshe – “e bën futbollin më të lehtë për ne”.

Tjetër ndeshje, sërish gola – Lionel Messi vazhdon të arkëtojë shifra të çmendura. 31-vjeçari realizoi 2 herë në barazimin 2-2 të Barcelonës me Eibarin në ndeshjen e fundit në La Liga.

Ai fitoi sërish “Pichichin” në Spanjë me 36 gola të shënuar, ndërsa është favorit edhe për “Këpucën e Artë” me katër gola më shumë se Kylian Mbappe, që do të zhvillojë edhe një ndeshje këtë edicion.

Messi është edhe favorit për “Topin e Artë”, pasi ka zhvilluar një tjetër sezon magjik – ka shënuar 50 gola në 48 paraqitje në të gjitha garat dhe objektivi është që ta lë prapa Cristiano Ronaldon me çmime individuale.

Argjentinasi ka marrë lëvdata nga Sergio Roberto, i cili tha: “Ai kurrë nuk ndalet së shënuari, e bën futbollin më të lehtë dhe më të mirë për ne”.

Këtë edicion, Messi e arriti shifrën e 600 golave në karrierë me Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat