Dortmundi bën një goditje të madhe për mbrojtjen

Futboll

Dortmundi bën një goditje të madhe për mbrojtjen

Më: 21 maj 2019 Në ora: 12:00
Dortmundi bën një goditje të madhe për mbrojtjen

Lajmi ishte bërë publik para disa ditësh, nga Sport Bild, por tani edhe Borussia Dortmund e konfirmon: anësori i majtë Nico Schulz transferohet në Dortmund!

Dortmundi do të paguajë 27 milionë euro, një ndër shifrat më të larta që klubi verdhezi ka paguar ndonjëherë, ndërsa Hoffenheim feston, sepse e bleu mbrojtësin për vetëm 3 milionë euro nga Gladbach para 2 vitesh.

Në dy sezone në Hoffenhaim 26-vjeçari ka shkëlqyer (2 gola e 9 asiste këtë sezon), duke luajtur në të gjitha pozicionet në krahun e majtë, ndaj ka merituar grumbullimin nga kombëtarja gjermane. Edhe pse është lojtar me prirje të theksuar ofensive, Schulz pritet të luajë si mbrojtës i majtë në Dortmund, sepse Marcel Schmelzer është pranë fundit të karrierës, ndërsa Abdou Diallo e Raphael Guerreiro nuk ofrojnë garanci dhe nuk janë shumë të shpejtë.

Schulz është një dëshirë e trajnerit Lucien Favre, i cili në vitin 2015 e kërkoi te Gladbach, që pagoi 4 milionë euro për t'ia marrë Herthas.

"Nico Schulz është një mbrojtës që ka hedhur hapa gjigante këto vitet e fundit. Ashtu si kombëtarja gjermane, edhe ne do të përfitojmë në maksimum ngafiziku, ritmi dhe dinamizmi i tij", tha drejtori sportiv i Dortmundit, Michael Zorc.

"Dortmundi është një klub elitar, që i përshtatet shumë mirë stilit tim të lojës dhe besoj se mund ta ndihmoj me mënyrën si luaj. Së bashku mund të arrijmë gjëra të mëdha", tha Schulz pas firmës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat