Nuk pushojnë ofertat për De Rossin – Napoli dhe City në garë të ngushtë

Futboll

Nuk pushojnë ofertat për De Rossin – Napoli dhe City në garë të ngushtë

Më: 21 maj 2019 Në ora: 15:10
De Rossi

Duket sikur të gjithë në botë dëshirojnë të kenë Daniele de Rossi, përveç klubit që e konsideron mesfushorin si legjendë.

De Rossi është i vendosur të largohet nga Roma në fund të sezonit dhe do të jetë një lojtari i lirë – pasi i skadon kontrata e tij.

Nuk ka mungesë opsionesh për 35′ vjeçarin – Boca Juniors e duan atë dhe kanë marrë hapa konkretë. Ndërsa LA Galaxy po mendon ta bashkojë atë me Zlatan Ibrahimovicin.

Ndërkaq Aurelio de Laurentiis do të ishte i lumtur që të merrte lojtarin në Napoli nën drejtimin e Carlo Ancelottit – thotë Sky Sports.

Marco Giampaolo gjithashtu do të dëshironte De Rossi në stafin e tij dhe kështu do të donte që të bashkohet me Pep Guardiola në Manchester City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat