Mbijetesa në 90', Fiorentina mbetet pa trajner. Empoli: Na ndihmoni!

Futboll

Mbijetesa në 90', Fiorentina mbetet pa trajner. Empoli: Na ndihmoni!

Më: 21 maj 2019 Në ora: 18:39
Vincenzo Montella

Fiorentina-Genoa është padiskutim një nga ndeshjet me më shumë interes të fundjavës së ardhshme në Serie A, veç garës për Champions që përfshin Atalanta, Inter dhe Milan. Por, vjollcët, që duhet të bëjnë kujdes ndaj kuqebluve, do të jenë pa trajnerin Vincenzo Montella, që është pezulluar me dy ndeshje nga disiplina.

Që kur ka ardhur Montella, vjollcët kanë marrë vetëm 1 pikë në 7 ndeshje: gjashtë humbje radhazi, duke shënuar vetëm tre gola.

Sakaq, presidenti i Empolit, Corsi, që do të përballet me Interin në "San Siro", i dërgon mesazh Montellas: "E kam mik dhe jemi përqafuar gjatë derbit. Ka shumë motive për të mundur Genoan... Eshtë rritur te Empoli...". Empoli do 1 pikë me Interin dhe barazim në Fiorentina-Genoa ose fitore e vjollcëve... 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat