Conte fiton betejën me Chelsea-n, ja shuma e kompensimit

Futboll

Conte fiton betejën me Chelsea-n, ja shuma e kompensimit

Më: 21 maj 2019 Në ora: 18:58
Antonio Conte

Antonio Conte ka fituar betejën ligjore me Chelsea-n dhe klubi londinez është detyruar të paguajë 10 milionë euro kompensim për shkarkimin e trajneri verën e kaluar.

The Times ka zbuluar marsin e kaluar se do të mbahej një gjyq për ish-trajnerin në privatësi për të konsideruar çështjen dhe të dyja palët tani janë informuar për vendimin.

Chelsea është detyruar të paguajë 10 milionë euro kompensim pasi Roman Abramovich vendosi të shkarkonte trajnerin.

Klubi londinez mund të paguajë akoma më tepër nëse shkarkon trajnerin aktual Maurizio Sarri.

Italiani ka 12 muaj të mbetur në kontratën tij, por e ardhmja e tij mbetet e pasigurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat